Një artikull i gazetarit Guanni Dragoni të gazetës ekonomike “Il Sole 24 Ore” ka detyruar të reagojë klubin e Inter-it. Në artikull thuhej se zikaltërit nuk duhet të regjistroheshin këtë sezon në “Seria A” për shkak të bilancit negativ me humbje shumëmilionëshe.

Disa orë më pas, Inter, nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare të klubit ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka deklaruar se klubi do të marrë masa ndaj këtyre deklaratave të cilat cënojnë imazhin.

Reagimi i Inter

Duke iu referuar asaj që u shfaq në datën 1 mars 2018 në faqet e Il Sole 24 Ore, F.C. Internazionale Milano S.p.A dëshiron që të saktësojë se bilanci i sezonit i cili është i konsoliduar sipas Koditi Civil dhe se ka në përmbajtje të tij një sër të dhënash dhe informacionesh të cilat janë shumë ndryshe nga ato që janë shkruar në artikull të cilat janë jashtë normales dhe janë interpretime që prekin imazhin e klubit që çdo ditë punon duke respektuar ligjin italian dhe normat rregulluese nga Federata Italiane e Futbollit.

Bilanci i mbyllur në 30 qershorin e kaluar është aprovuar më parë nga organet e klubit të cilat janë kompetente, më pas nga asambleja e ortakeve dhe ka kaluar me sukses verifikimin nga Co.Vi.So.C.

Klubi konsideron si të një rëndësie parësore respektin e ligjit dhe normativave në fuqi përsa i përket bilanceve dhe do të marrë masa menjëherë për të mbrojtur punonjësit e saj por edhe imazhin e klubit dhe të gjithë të tretëve të përfshirë. Ndërkohe klubi dëshiron të bëjë me dije se çdo e dhënë apo informacion përsa i përket bilancit dhe hapave që ndiqen për t’a certifikuar dhe verifikuar janë transparente dhe të verifikueshme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb