Interi pak nga pak po konfirmohet si një skuadër e fortë financiarisht, ashtu siç ishte vite më parë, dhe për këtë, mes prioriteteve për sezonin e ardhshëm është gjetja e një alternative për Mauro Icardin. Sulmuesi zikaltër do të ketë nevojë të marrë frymë, mbi të gjitha në rast kualifikimi në “Uefa Champions League”.

Ndaj, për këtë arsye, Ausilio, drejtori i përgjthshëm i Interit, i është përveshur punës për të gjetur një tjetër numër 9-ësh. Sipas të përditshmes italiane “Gazzeta dello Sport”, në krye të të listës së dëshirave qëndrojnë dy emra.
andrea-petagna
I pari është Andrea Petagna, që ka shpërthyer nën drejtimin e Gasperini-t tek Atalanta dhe veç të tjerash është produkt i akademisë së Milan-it. Sulmuesi bind pak për sa i takon aspektit realizues, por progresi që ka treguar ndeshje pas ndeshje pas viteve të kaluara në B mund të bindë Inter-in ta mendojë për qershorin.
roger-martinez
Profili tjetër i ndjekur nga Ausilio të çon në Kinë, konkretisht te Jiangsu Suning. Roger Martinez, kolumbiani i vitit 1994, u ble në verë për rreth 9 milionë euro nga Racing Avellaneda. Sulmues i parë i aftë të veprojë edhe në krahë, amerikanojugori përfaqëson një ide për Inter-in në optikën 2017/2018 së bashku me Petagna-n.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb