Inter pret në shtëpi Bolognan, në kuadër të Serie A. Trajneri i zikaltërve, Inzaghi i ka besuar një vend titullari Kristjan Asllanit, me mesfushorin kuqezi që e shikon veten nga minuta e parë për herë të 3-të radhazi.
Pasi ishte në 11-she në ndeshjen e Superkupës dhe ndaj Venezias, Asllani do ketë një tjetër mundësi të artë sonte për të treguar veten. 22-vjeçari shqiptar, në këtë sezon të kampionatit italian, ka luajtur në 10 ndeshje.
Gjendja jo e mirë fizike e Hakan Calhanoglu dhe dëmtimi i pësuar së fundmi nga turku, kanë bërë që Inzaghi t’i besojë regjinë Asllanit.
(J.S/BalkanWeb)