Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ish trajneri i famshëm, aktualisht analist në Sky Sport, Fabio Capello, u shpreh mbi situatën aktuale në Serie A, si dhe favoritët e mudshëm këtë sezon. “Inter ndryshoi pronar, por garancia ka një emër, ai quhet Beppe Marotta. Prezenca e grupit Oaktree ofron siguri edhe financiare te klubi zikaltër. Inter ka afruar Zielinskin, Taremin dhe ndoshta afron edhe mbrojtësin Kim, që do të thotë, se jemi në fillim të Korrikut dhe Interi e ka pothuajse grupin e plotë. Për mua diçka e tillë është thelbësore”, tha Capello.

Më pas nga një koment të shkurtët dhe për rivalët e kampionëve: Juventusit i mungon diçka ende në repartin e sulmit, nëse vjen holandezi Koopmeiners do të ishte një lëvizje e zgjuar. Gjithashtu edhe Milanit të Fonsecës i duhet një numër 9, në majën e sulmit për të zëvendësuar francezin Olivier Giroud. Napoli dhe Roma? Mbeten ende “kantiere” të hapura. Të dyja këto skuadra duhen rikonstruktuar, pavarësisht se për De Rossin mund të them se i ka idetë e qarta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: