Interi humbet shërbimet e Nico Barellas për rreth 3 javë. Dëmtimi i pësuar së fundmi ka rezultuar më serioz se ç’pritej, teksa klubi ka njoftuar tifozët për situatën e mesfushorit.

“Nicolò Barella iu nënshtrua testeve klinike instrumentale këtë mëngjes në Institutin Humanitas në Rozzano. Për mesfushorin, një tendosje e muskujve të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme”- shkruan klubi.

Barella ka luajtur 37 ndeshje në sezonin e kaluar, ku ka shënuar 2  gola dhe ka dhuruar 3 asiste.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb