Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen e nesërme ndaj Izraelit dhe deri tani mendohet të jenë shitur rreth 10 mijë bileta.

Për sa u përket çmimeve, bileta më e lirë mund të gjendet me çmimin 750 lekë të rinj që janë sektorët mbrapa portave, ndërsa pjesa përballë tribunës ka bileta që kushtojnë 2 mijë dhe 3 mijë lekë të rinj, ndërsa te pjesa e tribunës kryesore çmimi është 10 mijë lek të rinj.

Shqipëri-Izrael do të zhvillohet nesër në mbrëmje në orën 20:45, në stadiumin “AIR Albania”, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb