Trajneri i Interit, Simone Inzaghi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Comos.

“Ndihem shumë mirë tek Interi. Ndihem i vlerësuar nga klubi, lojtarët dhe tifozët. Kjo më bën të jap më të mirën time. 2024 është vit i veçantë, sepse morëm yllin e dytë në fanellë. Në këtë kampionat ka shumë konkurrencë dhe të gjitha ekipet janë në garë. Do jetë një betejë e madhe.

Dëshira ime është të qëndroj këtu tek Interi për shumë vite. Ne kemi krijuar një atmosferë të shkëlqyer. Mendoj vetëm për ndeshjen ndaj Como-s dhe ta mbyllim vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. E rëndësishme është që të rikuperojmë të dëmtuarit. Po na kufizojnë në zgjedhjet që bëjmë.

Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Como-s. Zhvilluan një pjesë të parë shumë  të mirë ndaj Romës dhe u shpërblyen vetëm në fund. Më pëlqen shumë Fabregas, e kam ndjekur edhe në Serinë B. Është një skuadër me cilësi dhe gjithmonë luajnë për të fituar”,- tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb