Dështimi në Napoli, Ikardi me valixhe në dorë, Lautaro që nuk e ka marrë përsipër peshën e sulmit zikaltër. Të gjitha bashkë bëjnë që drejtuesit e Interit të mendojnë për një bomber të fuqishëm në sezonin e ardhshëm të Serisë A, ku do të synohet të ngushtohen diferencat me Juventusin kampion dhe Napolin e vendit të dytë.


Sipas “FCInterNeës.it”, drejtuesit zikaltër kanë paraqitur te Mançester Junajtid ofertën e parë zyrtare për sulmuesin belg Romelu Lukaku. Interi është i gatshëm ta shkëmbejnë kartonin e sulmuesit të “Djajve të Kuq” me atë të mesfushorit Ivan Perisiç, i joshur kohët e fundit nga një aventurë angleze, dhe plus 30 milionë euro, për një operacion që vërtitet diku te 60-70 milionë euro.


(Balkanweb)