Për shkak të marrëveshjes me “UEFA-n” për çështjen e “Fair Play Financiar” Interi u detyrua të linte jashtë listës së “Champions League” tre lojtarë, ku njëri prej tyre ishte Gagliardini.

Një ngushëllim i vogël është grumbullimi i mesfushorit nga kombëtarja italiane nga ku futbollisti ka postuar një foto duke shkruar: “Vazhdo të qeshësh”, të shoqëruar me disa ikona ziklatërt.

Keep Smiling ? #azzurri ? #neroazzurri ⚫️?

A post shared by Roberto Gagliardini (@robertogaglia) on

Befasisht në mesin e shumë komentuesve është edhe Steven Zhang, djali i presidentit të Interit Zhang Jindong, i cili është gjithmonë pranë skuadrës zikaltër.

Steven në foton e Gagliardini-t ka shkruar: “Forca Gaglia”, të shoqëruar me disa ikona që tregojnë lumturi dhe forcë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb