Pas shiritit të kapitenit, Interi i heq Mauro Ikardit dhe numrin 9-të të fanellës dhe ia dorëzon të sapoardhurit Romelu Lukaku. Një vendim që është zyrtarizuar ditën e sotme dhe që është pritur mjaft mirë nga tifozët, të cilët kanë humbur totalisht dashurinë dhe respektin për ish-kapitenin e tyre pas ngjarjeve që sezonit të shkuar.

Kështu Romelu Lukaku do të luajë me numrin 9-të. Por nëse belgut i është dhënë një numër, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me Ikardin, që tek Interi nuk po gjen më qetësi. Zikaltërit duan ta heqin qafe me kushtet e tyre argjentinasin, ndërsa ky i fundit po bën një provë force, me bashkëshorten, që është njëkohësisht edhe agjentja e tij, e cila po mendon t’i ngrejë padi Interit për mobbing.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: