Interi ka bërë një tjetër paraqitje fantastike në Ligën e Kampioneve. Pas Tottenhamit, italianët kanë fituar me përmbysje edhe ndaj PSV Eindhoven me rezultat 1-2 .

Goli i parë në takim u shënua nga PSV me anë të  Pablo Rosario në të  27′, i cili me një gjuajte nga 25 metra e la Samir Handanoviçin të pashpresë. Pas këtij goli zikaltrit kishin disa shanse, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Radja Nainggolan në minutën e 44-të dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në minutën e 60-të Mauro Icardi i dha epërsinë skuadrës së tij. Pas kësaj fitore Interi renditet në vendin e dytë me gjashtë pikë,  aq sa Barcelona e  vendit të  parë për shkak të golavarazhit më të mirë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb