Pasi rinovoi kontratën me Barellën, Interi po punon edhe në aspekte të tjera. Një nga ccështjet më të rëndësishme është e ardhmja e Lautaro Martinez, me këtë të fundit që duket se do të qëndrojë në Milano.

Nëse tashmë praktikisht nuk ka më dyshime për vazhdimin e bashkëpunimit mes Lautaro dhe Interit, tifozët duhet të presin edhe pak për firmën.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, nënshkrimi do të vijë pas Kupës së Amerikës, në të cilën “El Toro” do të kërkojë të jetë protagonist me Argjentinën.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb