Interi ka triumfuar përballë Napolit të Karlo Ançelotit dhe për të arritur të ky sukses, duhet të prisnin 92 minuta. Në “San Siro”, do të ishin zikaltërit që do të triumfonin, falë golit të Lautaro Martinezit.

Sfida ishte shumë e barabartë deri në minutën e 81’, minutë kur Kulibali la napolitanët me 10 futbollistë në fushën e lojës. Interi do të përfitonte nga epërsia numerike dhe do të merrte një fitore të vyer.

U desh ardhja e Lautaros nga stoli që zikaltërit të merrnin pikët e plota, që i ngjesin në kuotën e 36 pikëve pas 18 javësh kampionat. Napoli nuk arriti të përfitojë nga hapi fals i Juventusit më herët dhe lufta në Serie A, duket se do të bëhet edhe këtë vit për vendin e dytë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb