Interi ka nisur bisedimet me Mançester Sitin për të siguruar shërbimet e mbrojtësit Danilo, raporton gazetari italian Xhanluka Di Marzo. Specialisti i merkatos shkruan se Danilo është objektivi kryesor i Interit dhe se kërkon të paraqesë një ofertë zyrtare sa më shpejt.

Sipas Di Marzos, Mançester Siti kërkon të paktën 30 milionë euro për të lënë të lirë brazilianin, ndërsa Interi është gati të ofrojë deri në 22 milionë euro. Zikaltërit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me mbrojtësin e djathtë, ndërsa tanimë pritet vetëm akordi me klubin nga Mançesteri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: