Shumë janë ata që mendojnë se Manchester City është favorit ndaj Interit për të fituar finalen e madhe të UEFA Champions League. “Qytetarët” kanë në përbërje lojtarë të nivelit të lartë dhe kanë bërë shumë shpenzime për të arritur deri këtu, ndaj kjo është arsyeja që peshorja anon nga skuadra e Guardiolës.

Gjithsesi, futbollisti i Sevillias, Ivan Rakitic në një intervistë për TuttoSport tha se anglezët nuk e do e kenë aspak të lehtë, pasi Interi është një kundërshtar jo shumë i këndshëm për ekipin nga Manchesteri.

“Mendoj se skuadra angleze është padyshim më favorite në këtë përballje, por nuk do ta kenë aspak të lehtë. Në ndeshje teke duhet të keni parasysh edhe surprizat. Interi është një skuadër e madhe, e kemi parë këtë gjë në dy derbit në gjysmëfinalet ndaj Milanit. Fituan dy herë duke regjistruar një rezultat të përgjithshëm 3-0.

Nga ana tjetër City barazoi në Madrid dhe më pas i shkatërroi spanjollët në Angli. Në total rezultati doli 5-1. Nuk ka një diferencë të madhe, në fakt vetëm një gol i ndan skuadrat” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: