Interneti mbush sot 50 vjeç. Ishte në fakt 29 tetori 1969 kur u krye transmetimi i një pakete të parë të të dhënave midis dy kompjuterëve, një në Universitetin e Los Anxhelesit, nën mbikëqyrjen e shkencëtarit të kompjuterave Leonard Kleinrock .


Rrjeti nuk quhej internet, por arpanet dhe ishte një projekt i kërkuar nga një agjenci e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA.


”Babai” i internetit, Tim Berners-Lee, bëri revolucionin në internet 20 vjet më vonë.


Në 1989 ai paraqiti në Gjenevë atë që përfaqësonte bazën teorike të rrjetit në mbarë botën, ndërsa në 1991 faqja e parë e internetit ishte online.

Me rritjen e internetit dhe shërbimeve të tilla si posta elektronike, interneti është bërë rrjeti global i telekomunikacionit që sot lidh miliarda njerëz dhe objekte, edhe pse pothuajse gjysma e popullsisë së botës nuk ka ende akses.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: