Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i cili bëri kërkesë për interpelancë me Ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu i është drejtuar me pyetje kësaj të fundit.

Deputeti u shpreh se ligji i aborteve është një skandal, ai i drejtohet ministres Koçiu dhe e pyet se cili është mendimi i saj për uterusin me qera?

Më tej Shehu thotë se ‘’uterusi me qera një formë moderne e skllavërisë së gruas, teksa duhet patjetër të merren masa edhe për shfaqjen që u bë në tarracën e një institucioni totalisht në shkelje’’, u shpreh Shehu.

‘’Ndërkohë që ‘prindi 1’, ‘prindi 2’ është një goditje e cila i jepet familjes me nënë dhe baba.

Ju nuk duhet të mbështesni këto familje artificiale të cilat nuk mund të krijojnë jetë’’, u shpreh Sheu

”Zonja ministre nuk mbuloni vetëm ministrinë, çështjet sociale lidhen me parimet jetësore, vlerave të familjes

Ju si rilindje përgatisni opinionet dhe bëmat, strategjia juaj është të çoni këtë vend drejt katastrofave sociale.

Shehu:

Por dua të sjell në vëmendje edhe martesën e dy grave. Dua të di kush është qëndrimi juaj dhe i qeverisë ndaj asaj që shpaloset pa konsensus të kryeministrit. Unë dua të di pse janë publikuar qëllimet dhe sponsorët. Faleminderit atyre që kanë reaguar. Ligji për shëndetin riprodhues, është formë e cila çon drejt katastrofave sociale. A ju kanë informuar se të tilla metodash janë të dënueshme dhe krijojnë dëme të mëdha të shëndetit mendor. Ai ligj është anti jete dhe anti familjes. Prindi 1, prindi2 i jep goditje familjes për nënë dhe baba. Ato janë familje artificiale që nuk krijojnë jetë. Këtë interpelace ju si ministre duhet të reagonit për shfaqjen që u bë në tarracën e atij institucioni që ishte në shkelje. Ju nxisni abortin, cili është mendimi juaj për uterusin me qera? A doni ta ktheni vendin në një fermë uterusesh? Uterusi me qera një formë moderne e skllavërisë së gruas’‘, tha Shehu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb