LION- Interpol ka vënë në listë kërkimi një deputet të parlamentit serb dhe 17 persona të tjerë, të cilët kërkohen për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Siç njofton gazetari i ATSH-së dhe i Presheva Jonë në selinë e Policisë Ndërkombëtare në Francë, -Interpol, përmes zyrës së OKB-së, ka vënë në listë kërkimi një deputet të Parlamentit të Serbisë, Momir Stojanoviç edhe 17 persona të tjerë. Të gjithë këta persona janë të akuzuar për krime lufte kundër civilëve, në prill 1999, në zonën e lumit afër Gjakovës.

Deputeti serb Momir Stojanovic, anëtari i kryesisë së partisë së presidentit Tomislav Nikoliç, (SNS) është futur në listën e personave më të kërkuar nga Interpoli.

Vetë deputeti pohuar sot në mediat serbe se “ky vendim është presion poltik”. Sipas tij qeveria do të reagojë kundër këtij arrestimi, sepse kjo ka si qëllim kryesor frikësimin e serbëve në Kosovë dhe grabitjen e pasurive të tyre”.

Stojanoviç i cili është edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Serbi, ka sqaruar se ky akt ka të bëjë me vendimin e OKB-së që të krijojë një gjykatë për krimet në Kosovë dhe se Gjykata Themelore është në Gjakovë prej nga është origjina e tij.

Stojanovic, nga viti 1993 deri më 1996 ishte zëvendës shef i sigurisë së Korpusit të Prishtinës, ndërsa në vitin 1999 u emërua e edhe shef i saj.


JA LISTA E 17 SERBEVE TE KERKUAR NGA INTERPOL-I

Momir Stojanoviç
Momçillo Stojiç
Zoran Mirkoviç
Nikolla Miçunoviç
Momçilo Novakoviç
Milutin Novakoviç
Miladin Novakoviç
Alexander Pekoviç
Zivko Vuksanoviç
Miras Gegoviç
Predrag Stojanoviç
Muharrem Ibraj
Miso Popoviç
Dimitrije Rashoviç
Sreten Camoviç
Lazar Draskoviç

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: