Gent Cakaj duhet të shkarkohej nga detyra përpara se Kryeministri Edi Rama ta propozonte për drejtimin e politikës së jashtme shqiptare. Ish-zëvendës ministrja e këtij dikasteri, Edith Harxhi, i konsideron gafa diplomatike deklaratat publike të Cakajt për de-limitimin e ujërave mes Shqipërisë dhe Greqisë.


Për kapërcimin e situatës, krizës mes Presidencës dhe Kryeministrisë, Edith Harxhi thotë se Rama duhet të propozojë një emër të ri.



Diplomatja Harxhi e konsideron vendimmarrjen e Presidentit të Republikës për mos dekretimin e emrit të Cakaj-t si veprim i duhur në mbrojtje të Kushtetutës.

Protestën e studentëve e konsideron momentin më kulminant të viteve të fundit që përkon edhe me mungesën e një opozite të fortë. Sipas Harxhit zërat që e shikojnë protestën të zbehur gabojnë, pasi forca e saj ka një tjetër dimension.

(BalkanWeb)