Diçka shumë e veçantë dhe mjaft inovative ka ndodhur në Belgjikë pas ndeshjes që kjo kombëtare fitoi kundër Brazilit në çerekfinale të Botërorit.

Në pamundësi për ta patur prezent fizikisht në studio një televizion i Belgjikës, “La Une”, ka intervistuar nëpërmjet hologramit Eden Hazrd, ‘yllin’ e ekipit.

Siç duket edhe nga video e mëposhtme Eden duket sikur është në studio, por realisht ai ishte në dhomat e zhveshjeve në stadiumin e Kazanit.

Një inovacion që padiskutim është e ardhmja e televizionit.

Në një tjetër intervistë Eden u pyet për një transferim të mundshëm te Real Madrid, duke parë se largimi i Cristiano Ronaldo-s te Juventusi është thuajse i sigurtë.

Për këtë temë Hazard u shpreh: “A më bën largimi i Zidan të mos e ëndërroj Realin? Zidan është një person i veçantë (e ka idhull), është e vërtetë, por mendoj se Real Madrid është ëndrra e të gjithëve.

Më Zidan apo pa të, fanella e bardhë është e veçantë, por bluza blu e Chelsea-s më përshtatet mirë dhe kështu nuk shqetësohem nëse qëndroj.

Tani është kohë e Botërorit. Siç e kam hënë edhe nja 100 herë të tjera unë jam te Chelsea dhe askush nuk ka bërë ofertë për mua,”-deklaroi Hazard për “BEIN SPORTE”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb