Kur u kthye nga emigracioni në vendlindje bashkë me familjen e saj, Voltana Ademi besoi se ky vend mund të bëhet… Gruaja e fortë e Shkodrës përballë së cilës u gjunjëzua Edi Rama dhe mazhoranca që ai drejton, beson edhe sot se pavarësisht situatës kaotike që shoqëroi procesin zgjedhor të 30 qershorit, Shkodrës iu rikthye qetësia. Kryebashkiakja e metropolit të veriut thotë për “Gazeta Shqiptare”, se “qetësia është pika e fortë e Shkodrës e shkodranëve, gjithnjë në shërbim të gjetjes së zgjidhjes më të mirë”. Atëherë kur kryebashkiakët e djathtë e dorëzuan njëri pas tjetrin mandatin, Voltana Ademi nuk e dorëzoi as e fundit. Ajo u kthye në simbolin e rezistencës teksa tregon se ku e gjeti forcën për të ecur përpara…

Zj.Ademi, Shkodra e shkodranët duken më të qetë kohët e fundit, çfarë ua riktheu qetësinë pas 30 qershorit…?

Shkodra përgjatë historisë së saj mijëravjeçare, është njohur për shumë vlera të përcjella në shekuj. Gërmimet e fundit në kalanë “Rozafa” kanë zbuluar qytetërim mbi 5 mijë vjeçar. Me këtë dua të them se Shkodra por edhe shkodranët, kanë kaluar situata nga më të ndryshmet dhe tashmë kanë krijuar një “përvojë” në përballimin e gjithsecilës, duke dalë gjithmonë faqebardhë. Shkodra është nënë shumë e dashur, por edhe “Zonjë e randë” me hiret e saj. Shkodra është edhe “mizore” për ata që duan ta nëpërkëmbin dhe që nuk ia dalin asnjëherë. Natyrisht, edhe shkodranët si bij të saj, kanë po këto gene. Kjo, parantezë e detyrueshme për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj. Shkodra dhe shkodranët shqetësohen kur konstatojnë se po iu bëhet një padrejtësi dhe reagojnë.

Intervistën e plotë e lexoni në GSH.AL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: