Disiplina e Arteve Marciale Mikse në vendin tonë meriton vëmendje. Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj, në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, ka bërë thirrje për mbështetje, gjë e cila sipas tij mungon. Rizaj u shpreh se nëse instancat përkatëse japin përkrahjen e duhur, me këtë sport vendi ynë shkon larg. Dy sportistë, Mateo Prifti dhe Soena Selmani, nuk hezituan të tregonin për pasionin e tyre.

 

 

Arjan, prej afro 13 vitesh drejtoni këtë Federatë, kur kthen kokën pas, a ja vlen? A keni arritur atë që ëndërronit?

Kemi arritur shumë, pa mbështetje dhe pa përkujdesjen e duhur. Në viytin 90’, të gjithë donin përkrahje. Sot ka shumë të rinjë që bëjnë sport por ne jemi akoma në këtë situatë.

Pse flitet kaq pak për MMA-n në Shqipëri, në një kohë kur në vende të ndryshme të botës po kthehet në sport primar

Ka ardhur koha që disa njerëz të hapin krahun ose të mbështetesin. Nëse do isha person që ka lidhje me sportin, do e ccoja zërin sa më lart të jetë e mundur.

Ndoshta njerëzit nuk e kanë informacionin e duhur, a është MMA një sport i rrezikshëm?

Jo. Ky është një nga sportet më dinjitoz. Që nga veshja që është e veçantë, të gjitha mbrojtëset janë të një standardi që nuk sjellin pasoja. Tashmë deri më 18 vjeç, nuk ka më goditje në fytyrë në këtë lloj sporti. Ky sport ka edhe shpërndarje. Nëse nuk je shumë i zoti, mund të kalosh në dyluftime me këmbë, që i bie ke ende mbrojtëse. Ne  nuk kemi mundësinë që të mbështesin këta të rinjë, të cilët mund të çojnë larg Shqipërinë.

Unë di që Federata e Ndeshjeve të Lira zhvillon kampionate kombëtare, madje në fund të 2023 në Tiranë u zhvillua dhe Botëror i MMA-s, pse MMA bën lajm vetëm kur shpërthejnë kampionë jashtë Shqipërisë?

Unë kam bërë shumë kërkesa. Thonë se Bashkimi Europian nuk lejon mbështetjen, por kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi nxjerrë kampionë. Ne kemi eksperiencë te ky sport. Këtu mungon shtysa.

A je i kënaqur nga mbështetja e institucioneve? Me çfarë mbijetoni, të gjithë e dimë që të bësh sport në Shqipëri nuk është e lehtë…

Është shumë e vështirë dhe e rrezikshme. Pasioni im, dëshira ime, më bëjnë që sa herë unë të mundem të bëj diçka, përpiqem sërish që t’i organizoj. Të organizosh kampionatin botëror do të thotë të kenë besueshmëri të madhe te ti. Pa një mbështetje morale dhe të ndershme, nuk mund të kesh rezultate të mëdha. Ky sport meriton respektin e duhur dhe të merituar.

Kë një apel, çfarë pret nga e ardhmja, si drejtues i kësaj Federate ku e sheh MMA-n në vitet në vijim, çfarë i duhet për të kaluar në një tjetër nivel?

Nëse ne kemi përkrahje, mund t’ia dalim. Jam i sigurt se shkojmë larg për një kohë të caktuar. Ka ardhur koha të shikojmë kuadrin ligjor. Ka ardhur koha që të mendojnë diçka konkrete. Ku t’i gjesh gjithë këta të rinj, ti duhet t’i ndihmosh e jo t’i pengosh. Ky është hendikepi më i madh.

 

Pjesa e bisedës me Soena Selmanin / Sportiste, MMA

Pse keni zgjedhur pikërisht këtë sport, MMA-n?

Në fakt ka qenë një nga ëndrrat e mia. MMA është një sport i vështirë. Ka shumë disiplinë. MMA të mëson disiplinën dhe mënyrën sesi të vetë-mbrohesh.

A është ky një sport i rrezikshëm?

Jo, nuk mendoj se është sport i rrezikshëm.

Pjesa e bisedës me Mateo Prifitin / Sportist, MMA

Kam pas bërë boks më përpara, por më është dukur i mërzitshem. MMA nuk është i rrezikshëm, nëse je shumë i kujdesshëm. Ëndrra ime më e madhe është të bëhem kampion.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: