Gazetarja e njohur Eni Vasili është personazhi i kopertinës së numrit të ri të revistës prestigjioze “Psikologjia”. Në intervistën disa faqëshe Eni Vasili rrëfen jetën e saj larg prozhektorëve të studiove televizive, përditshmërinë, miqësitë, dëshirat ëndrrat dhe ambiciet e një femre në karrierë.
Kopertina surprizon edhe me fotot ndryshe të Eni Vasilit, përtej asaj që shohim çdo të martë në mbrëmje në emisionin kryesor të News24.

Përshëndetje Eni! Jeni një personazh që nuk e ndeshim shpesh nëpër media të shkruara dhe jo vetëm, e bëni për të ruajtur imazhin tuaj apo ka të tjerë faktorë?
Unë mendoj që ka një kontradiktë brenda meje mes dëshirës për tu marrë me televizion dhe vullnetit për të qenë larg protagonizmit personal. Kam besuar gjithmonë se shërbimi më i mirë që do ti bëja publikut është përkushtimi ndaj lajmit, ngjarjes, së vërtetës që marr përsipër të tregoj. Jam përpjekur të bëj më të mirën time për të qenë e paanshme, e pakorruptushme nga interesat që serviren nëpër servise të kushtueshme por që koston e tyre e paguan me besueshmërinë përballë publikut.
Ky objektiv nuk më ka lënë mundësi për protagonizëm personal edhe pse nuk e mohoj si një njeri i stërvitur në “fabrikat” e komunikimit që PR dhe marketingu janë një nga çelësat e tregut të suksesit. Të qenit e rezervuar është pjesë e karakterit tim. E kam të vështirë të dal nga vetja.
(Për më shume rreth intervistës mund të lexoni numrin e ri të revistës Psikologjia)

https://www.facebook.com/studioehapur?ref=br_tf

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb