Tirana nuk po kalon një sezon pozitiv, teksa problemet e shumta të klubit janë pasqyruar edhe në rezultate. Ish-trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi, në një intervistë eksluzive për Sport News në News 24, u shpreh optimist për të ardhmen e skuadrës kryeqytetase, e cila sipas tij, i ka të gjitha mundësitë për të arritur gjëra të mëdha. Në bisedën e bërë me gazetaren Trevisa Tufa, Shkëmbi bëri vlerësimin e tij para derbit me Partizanin, ndërsa nuk la pa përmendur edhe rivalitetin në elitë për këtë sezon.
Bledi, unë e di që stoli i Tiranës të është ofruar edhe disa herë në të shkuarën, sot që flasim je bërë pishman që le ekipin përfaqësues U-19 për Tiranën pikërisht këtë sezon, çfarë nuk shkoi?
Unë nuk bëhem pishman, vendimet i marr me vetëdije të plotë. E mora vendimin me shumë dëshirë dhe kënaqësi për klubin e Tiranës, në Shqipëri është e vështirë të flasësh për plane afatgjata. Gjërat nuk shkuan ashtu si duhet për shumë arsye. Jam i bindur që ajo skuadër do ecë përpara.
Apeli i rikthehu tifozët Tiranës, por a ndikoi ai vendim ekstrem në shkarkimin tuaj, dukej sikur pas atij momenti Tirana mori një rrugë pa kthim…
Jam i vetëdijshëm për pjesën si kemi punuar, nga dita e parë deri në ditën e fundit. Gjatë asaj kohe kishim disa probleme, edhe fati nuk ka qenë dashamirës me ne. Na mungonin disa pikë, për sa i përket asaj që kemi dhënë në fushë.Ne nuk dinim se ku luanim, shko ktu shko atje, normal që ndikon. Vendimi për t’u larguar patjetër që ka qenë në dorën e Presidentit. Jam i bindur se te pjesa e punës dhe seriozitetit, nuk ka patur probleme. Asaj skuadre do i rikthehet edhe fati, e do jetë në nivelin që e kërkojnë të gjithë.
Shkëmbi këtë të diel luhet derbi i dytë, si e sheh këtë takim, a mundet Tirana të thyejë dominim e kuq?
I ka të gjithë mundësitë. Kthimi i tifozëve ishte pjesa më e rëndësishme. Jam i bindur se Tirana do të bëjë mirë, do të luajë për ta fituar. Në derbin e parë kemi qenë superiorë, kemi bërë një ndeshje të mirë. Ishte derbi i parë për shumë futbollistë. Derbi i dytë ka njëfarë eksperience, ku të gjithë mund të bëjnë më mirë se derbi i parë.
Shkëmbi e njeh shumë mirë ekipin, grupin e Tiranës, ku i sheh këtë sezon, në garë për final four apo në garë për të mbijetuar?
Tirana, nëse klubi sheshon problemet që ka, lojtarët i ka për të synuar Final Four. Nuk varet gjithmonë nga ajo që bëhet vetëm në fushë. Klubi duhet të zgjidhë problemet që ka.
Je përballur me të gjithë ekipet, kë sheh ekipin më të kompletuar, favorit për titull?
Vllaznia, Partizani, Egnatia kanë diçka më shumë. Nuk ka shumë disnivel. Janë skuadra që kanë diçka më shumë te pjesa e eksperiencës. Për shkak të përvojës, kanë fituar ndoshta edhe ndeshje që nuk i kanë luajtur mirë. Tirana, ka të vetmin problem, që është një skuadër e ri-bërë pothuajse nga zero. Nuk mund t’i kërkosh që në muajt e parë që duhet të bësh patjetër këtë gjë. Për fat të mirë, këto skuadra nuk kanë shumë disnivel.
(J.S/BalkanWeb)