Nga: Endia Himaj

Kur kanë mbetur edhe 2 javë deri tek përfundimi i “Dance With Me”, Fjolla Morina rrëfen këtë eksperiencë për “Bluetooth”. Sipas saj, angazhimi që ka marrë ka lënë në hije projektet e muzikës, megjithatë na premton që do të rikthehet seksi, ashtu si vetëm ajo di. Në këtë garë nuk ka pritshmëri për fitoren, duke vlerësuar miqësitë e krijuara, ku veçon marrëdhënien me Greta Koçin dhe Nard Ndokën. Këngëtarja seksi nga Kosova nuk lë pa përmendur edhe historinë e saj të dashurisë. Duket se ditë plot dashuri po përjeton Fjolla, teksa na tregon për marrëdhënien e gjatë që ka. Nuk harron pa na zbuluar edhe një detaj, duke thënë se i dashuri saj shpeshherë bëhet xheloz për performancat ekstravagante të saj.

Fjolla me një rol të ri, si balerinë tek “Dance With Me”, si ishte kjo eksperiencë?
Ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Diçka më ndryshe dhe e kam shijuar. Në fakt, kjo është dhe arsyeja pse unë mora pjesë. Edhe pse po mbaron, unë e kam shijuar shumë të gjithë spektaklin. Ka qenë një ‘show’ plot me surpriza dhe shumë qejf.
E prisni fitoren?
Në fakt nuk e kam menduar. Siç ju thashë dhe më parë, e kam shijuar këtë eksperiencë dhe kjo ka rëndësi për mua. Kam bërë miq të mirë, kam mësuar kërcime të reja dhe kjo më mjafton. Ky është qëllimi i spektaklit.
A priste Fjolla që të kishte në krah një partner seksi dhe jo Xumin?
Me Xumin ka qenë një dyshe shumë e mirë. Kam një raport shumë të mirë me të dhe jemi kënaqur shumë. Na ka kaluar koha shpejt dhe më ka dhuruar të qeshura pa fund.
Kë vlerëson tjetër Fjolla tek “Dance With Me”?
Kam një raport shumë të mirë me Gretën dhe me Nardin. Me të gjithë në fakt, kemi kaluar shumë kohë dhe jashtë provave. Kemi dalë për dreka e darka, për të pirë. Me të gjithë kam kaluar shumë mirë.
Si e shikon pjesëmarrjen e një deputeti në një format kërcimi?
Nardi ka qenë shumë i mirë. Më ka lënë shumë përshtypje si njeri. Nuk më është dukur si deputet, por si një shok jo vetëm mua, por edhe të tjerëve. Është i dashur.
Çfarë do të bëni pas përfundimit të “Dance With Me”, ku do t’ju shikojmë?
Në fakt, për shkak të “Dance With Me” kam lënë shumë projekte të miat përgjysmë. Do të merrem seriozisht me to. Ka kaluar koha dhe s’munda t’i bëj. Mes provave dhe netëve të shfaqjes e kam pasur të pamundur të merrem me muzikën. Sapo të përfundojë spektakli, do të merrem më fort.
Kur do të sillni klipin e radhës?
Besoj se shumë shpejt. E kam pasur në plan ta lançoj në nëntor, por për shkak të angazhimeve nuk u munda. Sa të mbarojë spektakli do ta realizoj klipin. Nga ana tjetër duhet edhe të kujdesem për veten, të pushoj pak sepse kam pasur një periudhë shumë të ngjeshur. Do t’i dedikohem edhe familjes dhe vajzave.
Megjithatë, mund të na garantosh që do të vish seksi si gjithmonë?
Patjetër që po. Do të vijë ndryshe, por gjithnjë seksi.
Një nga femrat më joshëse në ‘showbizz’-in shqiptar, a je single?
Jam OK.
Pra, jeni në një lidhje?
Lidhjen e kam dhe kam shumë kohë tashmë.
A keni plane për dasmë?
Jo, hë për hë nuk kemi bërë plane për t’u martuar.
A është xheloz i dashuri kur shikon Fjollën seksi në ekran?
Normal që është.
Ndodh që të ziheni për këtë gjë?
Po, edhe ndodh në fakt.
Nuk është nga Tirana?
Jo, jo.
(Bluetooth/Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: