Pas triumfit ndaj Ukrainës, i pari në histori ndaj kësaj kombëtarje, Shqipëria kërkon 3 pikët e radhës në Nations League. Të besuarit e Sylvinhos masin forcat këtë të martë në “Air Albania” ndaj Gjeorgjisë, përfaqësuese kjo që ka bërë mirë në Europian. Legjenda e futbollit shqiptar, Agustin Kola, në një bisedë me Trevisa Tufën, në intervistën ekskluzive për Sport News në News 24 u shpreh se kuqezinjtë janë rritur shumë në nivel loje dhe se e meritojnë notën 10. Kola, nuk heziton ta quajë grupin e Sylvinhos si ekipin më të mirë të të gjitha kohërave.

 

Kola, kaq shumë ka ndryshuar mentaliteti, tani të gjithë besojnë te fitorja ose te rezultati poztiv, është zhdukuar termi të “humbasim me nder”….

Nuk është më ky mentalitet. Po të shikosh, lojtarët tanë luajnë në skuadrat më të mira të Europës.  Unë mendoj se kjo kombëtare meriton notën 10. Ne presim nga shkalla e parë të shkojmë në të 10-tën. Vlerësoj stafin, trajnerin dhe të gjithë. Rinovimi i trajnerit ishte zgjedhaj e duhur. Përse e them këtë? Në Europian kishim grup të fortë, luanim me kombëtare që kanë qenë kampione bote dhe europe.

Çfarë të pëlqeu më shumë ndaj Ukrainës, çfarë të bëri më shumë përshtypje?

Ekipi ishte mirë fizikisht, teknikisht dhe taktikisht. Në këtë ndeshje luajtën lojtarët me përvojë, gërshetoi të vjetrit me të rinjtë. Ka mjaft kritika, por ne fituam.

Nuk foli askush për mungesat, nuk u ndje fare mungesa e Gjimshitit, nuk po flas për Brojën, Dakun etj, por për kapitenin, a është ky çelësi i suksesit të këtij ekipi, një grup i gjërë dhe cilësorë?

Ishin këto lojtarët e vjetër po me përvojë. Për mua atë ditë e kanë bërë një ndeshje që nuk e kam parë deri më sot. Çelësi i suksesit është grupi. Gjithmonë i ngacmojmë trajnerat.

Kemi filluar të thyejmë shumë tabu, nuk kishim fituar kurrë kundër Ukrainës, a ka më dyshime në këtë pikë, a është ky ekipi më i mirë i të gjithë kohërave?

Po ta shikosh, për mua është ekipi më i mirë, hiq ekipin e Lorikut e këtyre të tjerëve që bënë histori. Kjo është historia e ekipit kombëtar. Rinovimi i Sylvinhos ishte diçka pozitive.

 Të gjithë flasim për Botërorin, duket një objektiv fiks, si mendon Kola, do ta arrijmë, sa shanse kemi, apo i duhet dhe pak kohë për t’u “pjeku” si grup?

Me ekipin që kemi sot, me ardhë Brazili këtu nuk mundemi. Ne hyjmë gjithmonë për fitore, kjo është meritë e trajnerit. Kemi sot ndeshjen, unë them se edhe me barazim jemi të lumtur.

Kola, duhet t’i druhemi Gjeorgjinë, nuk na ka ecur në fakt në të kaluarën, ke frikë se mund të na marrin pikë?

Duhen vlerësuar të gjithë kundërshtarët, sado i dobët të jetë.

Me ndeshjet e para që dhuroi grupi jonë, a mendon se kanë ndryshuar balancat, sa shanse ka Shqipëria për të fituar grupin?

Ne nuk futemi më të ekipet e dobëta. Ne jemi më lart, kjo tregon një arritje të futbollit shqiptar. Ne duhet të rrezikojmë për të fituar. Trajnerit nuk duhet vendosur faj, duhet ta lëmë që të punojë.

Më jep një parashikim, si del ndeshja sot?

Hyjmë për fitore, por jam i lumtur edhe me barazim. Nuk dua të mundemi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb