Ka dyshime që bien mbi regjimin ushqimor si një nxitës për diabetin e tipit 1, I cili zakonisht diagnostikohet në fëmijëri. Kjo ndiqet nga një tjetër zbulim i papritur: gjendja është e ngjashme gjenetikisht me sëmundjen celiake, një çrregullim I shkaktuar nga intolerancë ndaj glutenit, një proteinë e gjendur tek gruri.

Në një studim të kryer në SHBA, testet gjenetike në 20.000 persona, zbuluan se individët më diabet tipi 1 dhe sëmundje celiake kishin të përbashkët shtatë rajone të pazakonta gjenetike që nuk ishin prezente tek individët e shëndetshëm.

Intolerancat ushqimore shpesh të padiagnostikuara dhe të patrajtuara, mund të dëmtojnë qelizat me kalimin e kohës.

Diabeti me fillimin të hershëm ndodh kur sistemi imunitar i trupit gabimisht sulmon në pankreas qelizat që prodhojnë insulinën, e cila nevojitet për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak.

Studiuesit gjenetikë vazhdimisht në kërkim të nxitësve të diabetit tipi 1 në regjimin ushqimorë.

Ende nuk ka një studim të mirëfilltë në vendin tonë. Duke iu referuar të dhënave nga Britania e Madhe, duket se ka një rritje 10-fish të personave me intolerancë ushqimore në 25 vitet e fundit.

Një pjesë e madhe e problemit është se ne po i ngopim fëmijët tanë me kimikate sepse ushqimi që konsumojmë nuk është më organik, është thjesht një grumbull aditivësh ushqimorë, ngjyruesish dhe aromatizuesish. Margarina, qumështi i modifikuar, ëmbëltuesit artificial dhe gjithçka e ngjashme me to që është shtuar në dietë këto 25 vitet e fundit kanë rezultuar në sisteme imunitare hipersensitive që reagojnë ndaj çdo gjëje që personi ha.

Arsyeja për intolerancën ushqimore mund të jetë për shkak të stresit të jetës moderne, aditivëve ushqimorë dhe ndotjeve. Se si këto influencojnë ekzaktësisht diabetin mbetet për t’u studiuar më tej./ Shendeti/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb