POGRADEC- Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur sot aksionin për shembjen e objekteve në rrugën Pogradec-Lin. Mësohet se INUK do të prish me shpërthim një ndërtesë 7-katëshe dhe për këtë arsye ka nisur përgatitja dhe hapja e birave për vendosjen e tritolit.

https://www.youtube.com/watch?v=LLkoq0zgwxo&feature=youtu.be

Ndërkohë pronari i kësaj ndërtese 7-katëshe, Ylli Alillari ka deklaruar se është lajmëruar nga INUK se aksioni do të niste sot dhe se vlera që i është caktuar për dëmshpërblimin është qesharake dhe jo vlera reale e tregut. “INUK më ka lajmëruar që do niste aksionin sot dhe që do prishin ndërtesën 7-katëshe që kam në pronësi. Por problemi qëndron tek vlera e dëmshpërblimit, pasi nuk na dëmshpërblejnë me vlerën reale”, tha Ylli Alillari.

Janë të shumtë banorët që kanë kundërshtuar prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, pikërisht për shkak të vlerës së dëmshpërblimeve. Prishja e ndërtesave në Pogradec-Lin i hap rrugën planit të ri urbanistik.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: