INUK ka shembur me sukses një objekt 5-katësh, të ndërtuar pa leje në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Shembja e objektit është kryer me shpërthim të komanduar rreth orës 12:00. Procesi u finalizua pa asnjë incident, pasi ekspertët kishin marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që shpërthimi të mos shkaktonte dëme në ndërtesat e tjera përreth. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb