SARANDË

Konfliktet mes INUV dhe pronarëve vazhdojnë, këtë herë në Sarandë. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor i bashkisë Sarandë ka prishur sot murin rrethues në një shtëpi private në rrugën e pestë të Sarandës. Pronari banesës së rrethuar me këtë mur Sinan Ahmeti ka kundërshtuar me dhunë prishjen dhe madje ka goditur me levë inspektorin e INUV, Tonin Simoni.

Policia ka shoqëruar autorin në polici ndërsa në vend është krijuar një situatë kaotike. Inspektori i INUV ka marrë mjekimin në spital, ndërkohë që është këqyrur edhe nga mjeku ligjor. Autori i shoqëruar nga policia Sinan Ahmeti, figuron në listat e këshilltarëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit nga PSD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb