TIRANE- Kanë zgjedhur Bilbaon e Spanjës për t’i uruar të voglës së tyre tre vjetorin. Biznesmeni Hetem Ramadani dhe artistja Inva Mula kanë festuar dy ditë më parë ditëlindjen e Ninës. Vajza e tyre që tashmë po rritet, i është përshtatur edhe stilit të veshjes spanjolle.
Mami Inva e ka veshur me fustane plot ngjyra të stilit flamengo, ndërsa Nina është krejtësisht
bionde si ajo. Siç shihet edhe nga fotot, festa e Ninës ka mbledhur një numër të madh miqsh, të dy prindërve të saj.
(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)
