Inva Mula risjell Mik festival në Korçë me muzikë greke, italiane, rumune e spanjolle. Nata e parë i kushtohet artistes së njohur Jorgjie Truja me tinguj e dëshmi nga ditarët e saj ndërsa festivali përfshin edhe kishën e Mborjes e Drenovën në program.

Muzikë Italiane, muzikë Greke, flamenko spanjolle dhe një koncert unik me muzikë shqiptare dhe rumune. Festivali i Muzikës Internacionale në Korçë, MiK festival i Inva Mulës përfshin në programin treditor teatrin e qytetit, Drenovën dhe kishën e Mborjes. Sivjet festivali hapet me një homazh të dedikuar për artisten e njohur Jorgjia Truja, që prezantohet nga vetë inva që ka marrë në duar arkivën nga Takuina Truja dhe ditarët e Jorgjies me shënimet e saj të hershme.

“Një arshivë që ka nevojë për muze. Takuina ma solli në një qese, jeta e zonjës Truja ishte në një qese. Ajo ka një ditar që shprehej që kur ishte e re ne Santa Cecilia. Ajo merrte gjithë kukulat dhe bëhej artiste para kukullave”, tha Inva Mula

E ndërsa kultura shqiptaro-rumune vjen përmes një çifti artistësh shqiptaro rumun, këtë vit, nata greke sjellë një këngëtare që është deputete për të kujtuar Mikis Teodorakis.

“E fillojmë me këtë gjë shqiptare, të bukur e korçare për t’ia lënë vendin në darkë, një prej figurave më të rëndësishëm të artit grek që është Mikis Teodorakis”, tha Mula, referuar Teodorakis, ndwrsa Aleksander Sulioti, kordinator i festivalit shtoi se “Mikis ka një lidhje të madhe me kulturën ruse e shqiptare. ka komunikuar me Çesk Zadenë, Avni Mulën, Tish Dainë sepse ka qenë edhe ai në Bashkimin Sovjetik kur kanë qenë ata studentë. Kalliopi Vetta është këngëtare dhe sot është deputete në parlamentin grek dhe i kthehet muzikës për Inva Mulën dhe Mik Festivalin”.

Mik Festival mbahet në datat 28-29 dhe 30 korrik me pjesëmarrjen e maestros së njohur Elda Laro që vjen nga Gjermania dhe artistëve nga Italia. Festivali që është kthyer në traditë bashkon shpirtin e artin në kishat monument të zonës duke promovuar njëherësh turizmin, trashëgiminë e gastronominë.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb