TIRANE

Pak ditë më parë në mediat shqiptare qarkulloi lajmi se Inva Mula dhe bashkëshorti i saj, Ethem Ramadani i kishin dhënë fund martesës disavjeçare. Por në emisionin “I ftuari” Inva reagoi për herë të parë duke e mohuar një gjë të tillë.

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në Google gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”, -është shprehur ajo gjatë intervistës.

Ndërsa pak orë më parë sopranoja u ka dhënë fund përfundimisht këtyre thashethemeve duke postuar një foto me bashkëshortin e saj, ku shfaqen të përqafuar dhe më të lumtur se kurrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: