TIRANË – Invalidët e Punës i kanë kujtuar Qeverisë sot, marrëveshjen e bërë me ta në prag të zgjedhjeve të 23 Qershorit për ta mbështetur këtë kategori, ndaj i kanë kërkuar sot që të shtojë buxhetin e tyre me 780 milionë lekë.

Ka qënë Abdulla Omeri, kreu i Shoqatës së Invalidëve të Punës, që i është drejtuar deputetit socialist Anastas Angjeli, sot, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, për t’i sjellë në kujtesë “marrëveshjen e bërë në zyrën time me 5 vetë dhe që duhej të fillonte në gusht të 2014-ës”.

“Për shkak të disa premtimeve të parealizuara në dhjetor ne nuk do të shkojmë të referojmë në Parlamentin Europian, – tha Omuri, – por ne duhet të dëgjohemi. Mosha jonë mesatare është 49.3 vjeç dhe fëmijët tanë kanë të drejtë të arsimohen.

Buxheti i planifikuar për ne për vitin 2015 është 3 miliardë e 24 milionë lekë, por duhen edhe 780 milionë lekë, pais janë prishur raportet që në të kaluarën. Nga ana tjetër, sot më shumë përfitim ka një individ që nuk ka kontribuar sesa unë që isha kontribues. Megjithatë, nëse kjo është e pamundur, ne jemi për zgjidhjen e problemit me kulturë dhe dialog dhe pranojmë edhe 50% të kësaj shume,” – tha ai.

Duke bërë disa përllogaritje, sipas indeksit të varfërisë, “ne na duhen 2 dollarë për person” – tha Omuri, – për 65 mijë invalidët e punës. Kjo është marrëveshja që kemi bërë me forcën tuaj politike dhe invalidët e punës u angazhuan dhe kontribuan. Kjo është marrëveshja që u bë në zyrën time me 5 vetë dhe duhej të fillonte në gusht të 20014-ës. Toleruam sepse dimë kushtet po nëse nuk arrihet kjo, ne kemi dhe një plan B që krahas 780 milionëve, të pranojmë edhe 50% të tij. Por, mos harroni që është një zotim i madh dhe mbi të gjitha ne jemi në minimumin jetik të varfërisë.”

ar.sh/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb