ELBASAN

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Invest”, duke vendosur sekuestro preventive mbi rreth 700 mijë euro pasuri të një 33-vjeçari që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë kësaj Prokurorie, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë paradites së sotme u finalizua operacioni policor i koduar “Invest”, për vendosjen e sekuestrove preventive ndaj pasurisë së 33-vjeçarit M. K.,

Në kuadër të operacionit u kryen veprimet procedurale dhe u vendos sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, si më poshtë: apartament me sipërfaqe 350 m2; 1 truall me sipërfaqe 5000 m2; 1 ndërtesë 200 m2; 1 automjet.

Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato arrijnë vlerën e rreth 700 000 Eurove.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po vijojnë hetimet dhe verifikimet, për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi.

Policia e Shtetit është e vendosur për të gjurmuar, evidentuar dhe sekuestruar çdo pasuri a vlerë monetare, që rrjedh nga aktivitet kriminal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb