“404 Media” e cila është një media investigative që ka në fokus teknologjinë dhe përdorimin e saj, ka tronditur botën me zbulimin më të fundit.

Një firmë marketingu e quajtur “Cox Media Group”, kliente e së cilës është dhe kompania e rrjeteve sociale “Meta”, dëgjon bisedat private të milionave qytetarëve, duke përdorur mikrofonat e smartfonëve të tyre.

Sipas investigimit, kjo firmë marketingu, zotëron një softuer të quajtur “Dëgjimi Aktiv”, e cila përmes mikrofonit të një smartfoni mbledh bisedat e qytetarëve dhe i përpunon nëpërmjet Inteligjencës Artficiale, me qëllim për t’u shfaqur përdoruesve në platforma të ndryshme, reklama që lidhen me kërkesat dhe dëshirat e tyre të shprehura gojarisht.

Po ashtu, kjo firmë marketingu arrin të shohë në kohë reale dhe kërkimet më të fundit të qytetarëve në telefonat e tyre.

Që nga publikimi i këtyre të dhënave të frikshme, Google ka hequr këtë firmë marketingu nga ‘Programi i Partnerëve’, ndërsa Meta pretendon se Cox Media Group është në shqyrtim. Nga ana tjetër, Amazon mohoi se CMG ishte partneri i saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: