Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, deklaroi se investimet në Shqipëri janë madhore në fushën e turizmit, por duhet pranuar që vendi ynë ndodhet në një zonë me shumë konkurencë.

“Duhet thënë me gojën plot: investimet që kanë ndodhur në Shqipëri janë gjigande kanë ndezur radarët. Ka edhe shkrime negative, por ne duhet të jemi të përgjegjshëm, po hyjmë në një treg të vështirë. Jemi në mes të ujqërve të turizmit Malit të Zi, Kroacisë, Greqisë dhe Italisë. Shyqyr që nuk na kanë marrë seriozisht”,- tha Klosi duke vënë buzën në gaz.

“Duhet të pranojmë se edhe çmimiet janë disi më të lira, në vendet e rajonit një kafe kushton 5 euro”,- vijoi Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb