Kryqëzimet kryesore përgjatë Unazës tashmë janë pajisur me semaforë LED, falë investimit të fundit për vendosjen e këtyre semaforëve në rrugët e kryeqytetit, si dhe konfigurimin e tyre.

Pas rregullimit të sinjalistikës dhe vijëzimeve në disa rrugë të Tiranës, ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve të Bashkisë së Tiranës është kujdesur për vendosjen e semaforëve të rinj edhe përgjatë Unazës.

Ndërkohë nga Drejtoria e Transportit (Salla e Kontrollit të Trafikut) po bëhet programimi i semaforëve dhe po vendosen numëratorë kohe, llampadarë flesh, llampadarë këmbësori dhe llampadarë biçiklete.

Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshentë, ndërsa tani, falë investimit të Bashkisë, po ndërrohen të gjithë në LED, për të patur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët, si dhe për të disiplinuar trafikun.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: