Aksionarët e Tesla kanë mbështetur një paketë pagash rekord për shefin Elon Musk dhe kanë miratuar një plan për të zhvendosur selinë ligjore të firmës në Teksas.

Marrëveshja u bllokua në fillim të këtij viti nga një gjykatës në Delaware për shqetësimet se ishte e padrejtë ndaj aksionarëve.

Votimi është një fitore për multi-miliarderin, i cili kishte bërë fushatë të ashpër për pagesën, e cila arrin në 56 miliardë dollarë (52.41miliardë euro). Shuma e saktë varet nga çmimi i aksionit të Tesla, raporton bbc.

“E fortë, ju dua djema”, tha ai para një turme aksionerësh entuziastë që ishin mbledhur në Teksas për mbledhjen vjetore të firmës.

Marrëveshja vlen më shumë se 3000 herë më shumë sesa fitoi shefi me pagën më të lartë në SHBA vitin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: