NGA ZONJA VJOLLCA*

 

4 fileto mish viçi

6 feta pançetë

200 gr miell misri

50 gr gjalpë

150 ml wiski

80 gr djathë kaçkavall

12 gjethe sherebel

Kripë

Piper i zi

 

Vendosim tenxheren me ujë për masën e polentës. Shtojmë gjalpin dhe kripën, e trazojmë dhe më pas hedhim miellin e misrit. E trazojmë derisa mielli të fillojë të vlojë dhe më pas e lëmë mënjëanë të mbuluar. Pas disa minutash shtojmë djathin kaçkavall të grirë shumë hollë dhe piperin e zi. Presim mishin në copa mesatare, vendosim një gjethe sherebel dhe e mbështjellim me pançetë (pa e bërë role mishin vetëm pançetën). I skuqim involtinit dhe pasi ti kemi larguar, në po të njëjtin tigan shtojmë uiskin me pak gjethe sherebeli të grirë, kripë, piper. I servirim involtinit të spërkatur me salcën e usikit dhe të shoqëruar me polentën e përgatitur.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: