TIRANË

Arben Meçe, inxhinier ndërtimi ka qenë një ndër të parët që ka shkuar në Durrës pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit. Në “Real Story” në News24, Meçe ka treguar se ka pasur detyrën për të bllokuar objektet që paraqisnin rrezikshmëri për jetën e qytetarëve por se nuk ka parë inxhinierë të tjerë nga Durrësi.

Ai tha se nuk është momenti për të folur për përgjegjësit por se kushdo që flet ka përgjegjësi për atë çfarë thotë.

Sipas tij, Shqipëria si vend i varfër nuk mundet të mbajë të konservuara kapacitet për t’i aktivizuar një ditë.

Ndërkohë që gazetari Sokol Balla ka treguar fjalët e një prej zjarrfikësve që ka punuar në terren për nxjerrjen e atyre që mbetën nën rrënoja.

Meçe: Ditën që ra tërmeti shoqata e ndërtuesve bëri një kërkesë me celular. Nuk më thirri njeri por duke ndjerë ndjenjën e përgjegjësisë, unë lëviza drejt Durrësit. U paraqita si ushtar pranë komitetit të emergjencës, mora detyrën atje. Nga një ushtar dola në terren vetëm me një detyrë, të bllokonim objektet që paraqisnin rrezikshmëri për jetën, të shpëtonim qytetarët. Zoti Oketa në krah të tim nuk ishte asnjë inxhinier nga Durrësi, nuk ishit as ju.  Unë vetmobilizova. Për një javë kam qenë në Durrës. Nuk kam parë asnjë inxhinier nga Durrësi. Kam bërë një detyrë, iu kam thënë qytetarëve se çfarë është tërmeti dhe iu thosha inxhinierëve dilni dhe thojuni qytetarëve se çfarë është tërmeti. Duhet të kemi parasysh mesazhet që japim. Po jap mesazhin që duhet të japim të gjithë ne. Po shohim se kanë marrë shpatën. Në Durrës nuk ka marrë asnjë përgjegjësinë.

Jemi një stad që nuk jemi më gazetarët që flasin por kemi dhe një përgjegjësi kur flasim. Është shumë e rëndë përgjegjësia jonë. Nuk jemi në lirinë e fjalës por në përgjegjësinë e fjalës.

Nuk kemi kapacitete për hir të vërtetës duke qenë vend i varfër, të mbajmë të konservuara gjithë këto kapacitete për t’i aktivizuar një ditë. Ka dëme që janë rrënjë.

Balla: Unë kam pasur 4 zjarrfikës, 3 të tyre të përfshirë në ngjarje të rënda për shpëtimin e njerëzve. Njëri prej tyre, Matraku tha se në rast se unë do kisha pasur një krik, ndoshta ajo zonja sot dhe vajza e saj do kishte qenë gjallë. Situata nuk duhet të kishte qenë në këtë gjendje. Situata nuk duhet të kishte qenë e tillë. Nuk jemi në momentin e kritikave dhe tani duhet të bëjmë dhe bilancin e përgjegjësive.

Meçe: Në këtë moment nuk jemi ende në nxjerrjen e përgjegjësive. Nëse para 3 ditësh flisnin për njerëzit që s’kishin bukë, tani jemi në një fazë tjetër. Emergjenca ka kaluar në fazë të dytë. Problemi është si do mobilizohemi të fitojmë luftën me kohën. Procesi i rindërtimit është i gjatë. Mos t’ju duket e habitshme që të shkojë dhe 2 herë. Është fazë e kaluar, a do të diskutojmë kush ishte fajtori, por jemi akoma shpejt.

Balla: Fajtorët i gjen prokuroria.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb