Tek Inter janë sy e veshë për të parë dhe dëgjuar gjendjen e lojtarëve të cilët vijnë nga grumbullimet me ekipet përfaqësuese. Pikëpyetja më e madhe ishte gjendja e kapitenit Lautaro Martinez. “Demi” iu nënshtrua ekzaminimeve më të detajuara në Milano dhe rezultatet ishin pozitive pasi bëhet fjalë për një tërheqje në kofshë, por në fazë shërimi. Sipas mediave italiane, Martinez pritet të jetë në dispozicion të Inzaghit për sfidën kundër Milan në Kupën e Italisë, ose maksimumi në takimin e radhës, kundër Parmës në Serie A më 4 prill.

Ndërkohë, në lidhje me Dumfries, anësori holandez ka pësuar një tërheqje në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Më shumë mundësi, Dumfries do të jetë në dispozicion për takimin e parë kundër Bayern Munich në Champions League. Si për Martinez, ashtu edhe për Dumfries, askush nuk dëshiron, ideja e stafit mjekësor është që të dy lojtarë të jenë në kushte perfekte kundër Bayern.

Lajmi i mirë është rikthimi i lojtarëve si Dimarco, Zalewski dhe Darmian, të tre janë bashkuar me grupin. Dy lojtarët e fundit që do të bashkohen më pjesën tjetër të ekipit janë Taremi dhe Asllani. Mesfushori kuqezi pritet në Milano ditën e enjte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb