Sot është dita e Simone Inzaghit. Tekniku kampion i Italisë, pritet të ulet sot në tavolinë, në selinë e klubit zikaltër së bashku me Marottën dhe stafin e tij, për të firmosur zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre. Sikundër raportojnë mediat në Apenine, Inzaghi do të rinovojë me Interin deri në 2026, me një page që do të shkojë në 6.5 milionë euro plus 3 milione euro bonuse.
Një lloj shpërblimi ky për teknikun, nga ana e klubit, pikërisht për punën fantastike të bërë nga ai, duke arritur objektivin, atë të shpalljes kampion për here të 20-të në histori. Me këtë pagë, Inzaghi do të jetë trajneri më i paguar në Serie A, së bashku me teknikun e Napolit Antonio Conte, duke lënë shumë prapa trajnerin e ri të Juventusit, i cili ka një pagë 3,8 milionë euro.