Lautaro Martinez nuk po kalon aspak një sezon pozitiv tek Inter. 8 ndeshje radhazi pa gol janë vërtet shumë për “El Toro-n”, i cili megjithatë vijon në çdo ndeshje të inkurajohet nga tifozët zikaltër, me shpresën se kapiteni i tyre do të zhbllokohet në fund të sezonit.
Edhe trajneri Inzaghi mbështet padyshim sulmuesin e tij dhe është i sigurt se herët a vonë golat do të vijnë:
“Dikur kam qenë edhe unë sulmues, e di fare mirë se çfarë po kalon Lautaro. Ai dhe Thuram po i japin skuadrës një ndihmë shumë të madhe. Golat do të vijnë herët a vonë. Në këto momente ai është thjesht i pafat.