I intervistuar në Appiano Gentile, Simone Inzaghi ka inkuadruar sezonin e ri dhe fillimin e kampionatit që e shikon Interin të prezantohet mbi bluze me Scudetton për të mbrojtur: “Qatësisht pritet shumë për këtë debutim. Kemi bërë një punë të mirë që nga 13 korriku dhe jam i kënaqur me punën e djemtëve”.
Bluza fillon të rëndojë më shumë duke parë që rritet edhe përgjegjësia.
“Pavarësisht kësaj, Ylli i Dytë ishte diçka e mrekullueshme por këtë vit aplikimi duhet të jetë më superior në krahasim me të vitit të kaluar. Djemtë kanë qënë të mrekullueshëm por duhet të përmisohemi gjithmonë dhe kjo është ajo çka po bëjmë në Appiano”.
Në deklaratat e para të komunikuara, ju keni folur për vëmendje që duhet të ketë një skuadër që fiton Scudetton. Çfarë nisje prisni të shtunën?
“Pres përqëndrim. Jemi kampionët e Italisë, e dime që në sezonet e fundit kush ka pasur detyrën për të mbrojtur titullin ka pasur probleme. Po flasim me djemtë, duhet të mbajmë një përqëndrim të çmendur ndaj objektivave tonë”.
Kush është receta për të rikarikuar motivim në grup? A ka ndonjë hap tjetër që duhet të ndërmerrni?
“Absolutisht, për këtë arsye kam dhënë ditë më shumë pushime. Vitin e kaluar djemtë më kanë dhënë shumë, këtë vit kanë luajtur me kombëtaret e tyre. Jam i kënaqur se si janë prezantuar, kam parë aplikim të madh nga ana e të gjithëve. Të shtunën kthehemi në fushë dhe ka shumë optimizëm për debutimin”.
Keni pasur disa lojtarë që kanë pësuar ndalesa, çfarë të shqetëson në nivel numerik ose organik në dispozicion, a të jep alternativa për të kompensuar mangësitë?
“Kemi konfirmuar bllokun skuadër të vitit të kaluar me tre miksime të rendësishme, diçka e kërkuar. Kemi siguri, ka pasur ndonjë problem të vogël por Arnautovic dhe Taremi tashmë po stërviten me ne dhe Zielinski është pothuajse gati. {shtë vetëm De Vrij që i duhen disa ditë më shumë sesa të tjerët. Të gjitha gjëra të administrimit normal”.
Përsa i përket merkatos, a ka nevojë skuadra për diçka? A i keni kërkuar drejtuesve që të qëndrojnë vigjilentë?
“Merkato deri në fund të muajit është akoma e hapur. E dime që kemi një mungesë në repartin mbrojtës duke parë edhe dëmtimin e Buchanan. Jemi duke folur me klubin, kam fatin që kam drejtues të forte mbi shpatulla. I kam njohur pronarët e rinj, kanë ambicje të mëdha si të gjithë ne. Presidenti Marotta, Ausilio, Baccin, Zanetti, Ferri janë këtu çdo ditë me ne për të folur. Të shikojmë që nga ky moment e deri në fund të merkatos nëse do të arrijmë të shtojmë diçka”
Le të flasim për transferimet e reja. Çfarë ideje keni krijuar për Zielinski? A mund të ketë të njëjtin impakt si të Mkhitaryan?
“Zielinski është një lojtar me teknike të madhe, e kemi kërkuar dhe do të na jape një ndihmë të madhe. Nëse jo të shtunën, për ndeshjen tjetër. Po e vëzhgojmë, është kthyer të stërvitet në fushë. Taremi ka eksperiencë ndërkombëtare, me shumë gola të realizuar me Kombëtaren dhe në Portugali. Është integruar menjëherë shumë mirë. Martinez është një portier i mirë që në këto momente ka shumë dëshirë të mësaojë. Ka përballë një portier të madh siç është Sommer dhe do të na jape kënaqësi të mëdha”.