Nga fillimi i këtij viti deri më 28 nëntor, një numër total prej 107 583 emigrantësh dhe refugjatësh kanë mbërritur në Europë nëpërmjet detit dhe 2 133 prej tyre kanë vdekur në ujërat e Mesdheut, njoftoi sot në Gjenevë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, IOM-ja kishte regjistruar 164 908 të zbarkuar nga të cilët 117 120 vetëm në Itali dhe më shumë se 3 113 të mbytur në det, shkruan atsh.

Ardhjet në Itali në 11 muajt e parë të vitit ishin 23 011, me një rënie prej 80% në raport me të dhënat e vitit 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: