Ipeshkëvi i ri kuaditor i Shkodrës monsinjor Giovanni Peragine kremtoi meshën e tij të parë në katedralen “Shën Shtjefni” pas emërimit në këtë detyrë të re nga Vatikani teksa do të zëvendësojë në fund të vitit arqipeshkëvin aktual Angelo Massafra i cili ka mbushur moshën e pensionit. Monsinjor Massafra lexoi dekretin e Papa Françesku për emërimin e Peragine.

Në fjalën e tij arqipeshkëvi i ri kuaditor Peragine tha se është emocion të drejtojë pas pak muajsh kishën katolike në Shkodër e cila ndryshe nga jugu ku shërben aktualisht ka shumë më shumë besimtarë. Që në predikimin e parë në Shkodër monsinjor Peragine përcolli mesazhe të forta.

Monsinjor Peragine përmes fjalëve të Shën Palit tha se nuk ka hebre apo grek, hebre apo palestinez, shqiptar apo italian, burrë apo grua sepse të gjithë janë NJË në Jezusin.

Arqipeshkëvi në detyrë i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra do të vijojë misionin e tij në drejtim të kishës katolike deri në fund të këtij viti përafërsisht dhe më pas në krye të kishës katolike të Shkodrës do të jetë mosnjor Giovanni Peragine teksa do të lërë arqipeshkëvinë e jugut që drejtonte deri më tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb