IPhonët e rinj që do të dalin në muajin shtator, mund të përdoren me laps, jo shumë të dashur nga Steve Jobs, sipas një parashikimi të ”Citi Research”.

Aplikacioni ”Apple Pencil” u paraqit në shtatorin e vitit 2015 si një pajisje shtesë për iPad Pro dhe mund të blihet veçmas.

Ai është në gjendje të punojë së bashku me ekranin për të vizatuar në një mënyrë më fluide dhe natyrale.

Kompania aktualisht shet dy modele të Apple Pencil: një në përputhje me iPad Pro të ri, dhe me versionin iPad Air të gjeneratës së gjashtë.

“Askush nuk dëshiron një laps shkrues”, deklaroi bashkëthemeluesi legjendar i ”Apple” në lidhje me faktin se gishti duhet të jetë mjeti kryesor i kontrollit për iPhone. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: