Apple të mërkurën lançoi tre telefona të rinj, iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR, të tre që ngjajnë me pajisjen iPhone X të lansuar vitin e shkuar.

Kjo ka shtyrë një gjigant tjetër të teknologjisë, Huawei, që ta falënderojë Apple-in “për mbajtjen e gjërave njësoj”, përmes llogarisë zyrtare në Twitter.

Kompania kineze me këtë u përpoq të tregojë se telefonat e vet të rinj, Mate 20 dhe Mate 20 Pro do të jenë “përtej konsistencës”, “përtej horizontit” dhe “përtej inteligjencës”. Telefonat e rinj do të lançohen më 16 tetor në Londër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: