Udhëheqësit irakianë duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe të reformojnë sistemin politik, i kritikuar nga protesta të shumta që prej 1 tetorit, u shpreh sot kreu i Misionit të Ndihmës së Kombeve të Bashkuara në Irak, Jeanine Hennis-Plasschaert.

Hennis-Plasschaert i ka propozuar një plan të OKB-së për t’i dhënë fund krizës Ali Sistani-t, autoritetit më të lartë shiit në vend dhe figura tutoriale e politikës irakiane.

“Në një vend ku abstenimi rritet gjatë çdo sondazhi dhe denoncohen rregullisht mashtrime në zgjedhje, besimi i publikut është në nivelin më të ulët. Premtimet e shumta, pa bërë gjë, do të ishin shumë të dëmshme”, vuri në dukje ajo.

Protestuesit pretendojnë, 16 vjet pas rrëzimit të diktatorit Saddam Hussein, riorganizimin e sistemit politik të vendosur gjatë ndërhyrjes  amerikane në Irak, që sipas tyre po jep frymën e fundit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb